Art&Argëtim

Bota po gumëzhin për ndarjen e TRASHËGIMISË së Bruce Willis; vajzat e tij do marrin vetëm nga... 1 mln dollarë!

Bruce Willis lufton çdo ditë me problemet që sjell kjo sëmundje dhe është me fat që ka një familje pranë tij që e do dhe e mbështet. T

15 Dhjetor 2022, 10:36 Nga k.m.
Bota po gumëzhin për ndarjen e TRASHËGIMISË së Bruce
Familja e Bruce Wills

SHBA- Lajmi për betejën e Bruce Willis kundër afazisë tronditi të gjithë botën, veçanërisht pasi u mësua se aktori do të duhet të tërhiqet më pas nga kinemaja.

Willis lufton çdo ditë me problemet që sjell kjo sëmundje dhe është me fat që ka një familje pranë tij që e do dhe e mbështet. Tashmë ka pasur bisedime për shpërndarjen e pasurisë së tij dhe bota "u shokua" kur u njoftua se vajzat që aktori kishte nga martesa me Demi Moore do të marrin vetëm 1 milion dollarë secila, krahasuar me 250 milionë dollarë që është pasuria neto e Bruce Willis.

Por vendimi i aktorit nuk ka prekur familjen e tyre e ka vërtetuar edhe fotoja e varur nga Demi. Në foto shohim aktorin e njohur Bruce Willis me gruan e tij aktuale Emma Heming Willis dhe ish-bashkëshorten e tij Demi Moore, të cilët janë pranë njëri-tjetrit si mikesha të mira. Bashkë me to janë edhe vajzat që Willis kishte në ato dy martesa, Rumer, Scout, Tallulah, Mabel dhe Evelyn.

bruce willis

Sondazh

Poll