Aktualitet

Operacioni në Tiranë, publikohet njoftimi zyrtar: Sekuestrohen mijëra euro, bashkëpunëtori i korrierëve në kërkim

Droga mësohet se i përket një grupi në Elbasan, ndërsa të rinjtë e identifikuar si Izmir Bahiti, 29 vjeç dhe Nertil Dalipi, 37 vjeç, ishin korrierët e lëndës narkotike. Të dy janë banues në Elbasan. 

15 Dhjetor 2022, 19:19 Nga F.M
Operacioni në Tiranë, publikohet njoftimi zyrtar: Sekuestrohen
Operacioni

TIRANË- Policia e Tiranës ka publikuar njoftimin zyrtar, lidhur me operacionin e zhvilluar në Tiranë, të zbardhur ekskluzivisht nga Dosja.al, në kuadër të të cilit u sekuestruan dy kilogramë kokainë dhe u vunë në pranga dy persona. Në njoftim bëhet me dije se gjithashtu janë sekuestruar: një makinë, 5250 euro, 120.000 lekë të rinj dhe 3 aparate celulare. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i dy të rinjve, me inicialet E.H.. 

Dosja.al raportoi ekskluzivisht këtë pasdite se Drejtoria e Policisë së Tiranë po zhvillonte një aksion në kuadër të të cilit u sekuestruan 2 kilogramë e 30 gramë kokainë. Droga mësohet se i përket një grupi në Elbasan, ndërsa të rinjtë e identifikuar si Izmir Bahiti, 29 vjeç dhe Nertil Dalipi, 37 vjeç, ishin korrierët e lëndës narkotike. Të dy janë banues në Elbasan. 


Njoftimi i policisë Tiranë: Transportonin 2 kg e 30 gramë kokainë, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Finalizohet operacioni i koduar “Furnizuesit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Sekuestrohen 2 kg e 30 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj, një automjet dhe 3 aparate celulare. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një pune të mirëfilltë hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Furnizuesit”.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-I. B., 29 vjeç dhe N. D., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. H.. Në rrugën “Mikel Maruli”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin I. B. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 2 kg e 30 gramë, të cilat u sekuesteuan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj dhe 3 aparate celulare. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H.. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

aksion ne tirane izmir bahiti nertil bahiti

Sondazh

Poll