Aktualitet

Banorët e Bërxullës në protestë, Skëndaj: ‘Gener 2’ po ua merr me çmimin e një pakete cigaresh, shteti të ndërhyjë se do ketë humbje jetësh

Skëndaj u bën thirrje shtetit që të hyjë në bisedime pasi aty mund të ndizet një konflikt i mundshëm.

15 Dhjetor 2022, 17:42 Nga F.M
Banorët e Bërxullës në protestë, Skëndaj:
Erjon Skëndaj me banorët

TIRANË- Banorëve të Bërxullës po u merret toka me 4 dollarë metro katrorë. Gazetari Erjon Skëndaj, në episdorin e radhës të emisionit ‘Fol” ka takuar sot banorët e fshatit Bërxullë, të cilët shprehet se koncensionari i rrugës Thumanë-Kashar, ‘Gener 2’, me ndihmën e shtetit, po u grabit tokat. Në postimin në Facebook, ku ka shpërndarë dhe prononcimet e banorëve, Skëndaj u bën thirrje shtetit që të hyjë në bisedime pasi aty mund të ndizet një konflikt i mundshëm dhe mund të sjellë edhe humbje jete njerëzish.

Postimi:

Ne Berxulle koncensionari i rruges Thumane Kashar Gener 2, me ndihmen e shtetit, kerkon t'ua merr token banoreve autoktone per 4 dollare metri nga 100 euro qe shitet ne ate zone. Banoret paralajmerojne vetegjyqesi perballe asaj qe e cilesojne si grabitje te prones nga koncensionari me ligjin e miratuar posacerisht nga qeveria ne 2022. Nje sinjal alarmi per nje konflikt te mumdshem qe mund te marre edhe jete njerezish. Shteti duhet te nderhyje, te detyroje koncensionarin qe te ulet ne bisedime me banoret per te vendosur nje cmim te pranueshem per token pasi ne te kundert mundet qe situata e tensionuar pas 75 dite proteste dhe perplasjesh me kompanine private dhe policine rrezikon te degradoje ne cdo moment. Qeveria nuk mund te hesht e te fshihet pas gishtit dhe te behet paterice e nje biznesi privat qe e nderton krejt privatisht rrugen e qe per 35 vite do jete me pagese para qe do shkojne te koncensionari. Me te drejte shtrohet pyetja ku eshte interesi publik ne kete projekt te paster privat qe shteti nderhyn me ligj dhe detyron shpronesimin e dhjetra hektareve toke ne zonen industriale me 4 dollare metri? (nje cmim qesharak sa nje pakete cigare!) C'jane keto cmime shpronesime per token are njesoj me para 30 vitesh? Pse shteti punon se si te pasurohet koncensionari dhe nuk ndalet nje moment te mendoj si si po varferon dhe shkaterron ekonomikisht banoret e Berxulles dhe te gjitha fshatrave ku kalon gjurma e koncensionit me dhume drite hije Thumane - Kashar? Ndiqeni miq emisionin FOL 11, eshte populli qe flet!

 

erjon skendaj berxulle

Sondazh

Poll