Bota

Rreth 1 mijë të infektuar brenda një viti, shpërthen virusi në Brazil

14 Dhjetor 2022, 16:46 Nga I.A

Rreth 1 mijë të infektuar brenda një viti, shpërthen virusi

BRAZIL- Brazili po përballet me një shpërthim të infeksioneve të dengës, me më shumë se 1.4 milionë të infektuar deri më tani këtë vit, që korrespondon me një rritje prej 400% krahasuar me rastet e regjistruara në 2021. Deri më 5 dhjetor janë raportuar 978 vdekje nga sëmundja e transmetuar nga mushkonja 'aedes aegypti', ndërsa qindra të tjera janë ende në analizë.

Me fillimin e verës dhe sezonit të shirave, tendenca është që rastet të rriten deri në mesin e vitit 2023, paralajmërojnë ekspertët. Gjithçka tregon se do të ketë më shumë se një mijë vdekje këtë vit, numri më i lartë në historinë e vendit, sipas një projeksioni të Shoqatës Braziliane të Sëmundjeve Infektive. Për nënkryetarin e Shoqatës së Sëmundjeve Infektive, Alexandre Naime Barbosa, nevojitet urgjentisht një "politikë publike" për të luftuar sëmundjen

virusi i dengës alexandre naime barbosa

Sondazh

Poll