Bota

Fyeu anëtarët e Bordit Zgjedhor, dënohet me mbi 2 vite kundërshtari i Erdogan

Kemal Kilicdaroglu, i cili ndodhej në Berlin për një vizitë, vendosi të kthehej në Stamboll me një fluturim special sapo mori vesh vendimin e gjykatës.

14 Dhjetor 2022, 16:09 Nga I.A
Fyeu anëtarët e Bordit Zgjedhor, dënohet me mbi 2 vite
Ekrem Imamoglu

TURQI- Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglou, u dënua me burg. Në fakt, sipas asaj që dihet, Ekrem Imamoglu u dënua me 2 vjet, 7 muaj e 15 ditë dhe heqje të të drejtave politike. Kemal Kilicdaroglu, i cili ndodhej në Berlin për një vizitë, vendosi të kthehej në Stamboll me një fluturim special sapo mori vesh vendimin e gjykatës.

Imamoglu u vu në shënjestër të regjimit pasi i shkaktoi humbjen më poshtëruese partisë së Erdoganit në mars 2019, duke fituar bashkinë e Stambollit, e cila ishte mbajtur nga partia në pushtet AKP për 25 vjet. Zgjedhja e tij fillimisht u anulua nga qeveria, e cila megjithatë u detyrua të tërhiqej tre muaj më vonë përballë një mobilizimi të elektoratit që i dha opozitës një fitore edhe më të gjerë.

Disa muaj më vonë Ekrem Imamoglu i cilësoi si “idiotë” ata që i kishin anuluar zgjedhjet e tij të para dhe për shkak të këtij përshkrimi ai po ndiqet penalisht nga drejtësia turke.

Gjithçka që bëra ishte t’i përgjigjesha, duke i dhënë kushtet e veta, ministrit të Brendshëm që më kishte quajtur idiot”, argumentoi kryebashkiaku.

Kryebashkiaku i Stambollit është ndër të paktët liderë të opozitës që shihen në sondazhet duke mposhtur Erdoganin.

ekrem imamoglu

Sondazh

Poll