Bota

Vazhdon takimi trepalësh Vuçiç, Lajçak dhe Escobar, pasdite do të takohen dhe me liderët e opozitës

Pas kësaj do të mbahet një takim trepalësh në të cilin do të marrë pjesë edhe Gabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit.

14 Dhjetor 2022, 15:03 Nga d.a.
Vazhdon takimi trepalësh Vuçiç, Lajçak dhe Escobar,
Escobar, Lajcak dhe Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar sot në Beograd të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak. 

Sipas mediave serbe, pas kësaj do të mbahet një takim trepalësh në të cilin do të marrë pjesë edhe Gabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit. Lajçak dhe Escobar mbërritën në Beograd nga Prishtina, ku u takuan me lidershipin lokal.

Këto takime po zhvillohen pas tensioneve në Kosovë që kanë zgjatur prej ditësh, ndërsa shkas për ngjarjet e fundit ka qenë arrestimi i ish-polici Dejan Pantiq në Jarinje pesë ditë më parë. Më pas, në shenjë proteste, serbët nga veriu i Kosovës ngritën barrikada në disa lokacione.

Presidenti serb Vuçiç tha pas atyre ngjarjeve se Serbia do të kërkojë nga KFOR-i që të sigurojë praninë e forcave serbe në Kosovë dhe vendimi për dërgimin e një kërkese të tillë duhet të shqyrtohet nga Qeveria e Serbisë nesër.

escobar dhe lajçak ne serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll