Bota

Erdogan: Turqia do të vazhdojë bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për ti dhënë fund luftës

Këto deklarata Erdogan i ka bërë në një samit trepalësh midis Turqisë, Azerbajxhanit dhe Turkmenistanit, duke përmendur marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Turqia midis të dyve anët.

14 Dhjetor 2022, 14:32 Nga d.a.
Erdogan: Turqia do të vazhdojë bisedimet me Rusinë dhe
Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për t'i dhënë fund luftës në vazhdim.

Këto deklarata Erdogan i ka bërë në një samit trepalësh midis Turqisë, Azerbajxhanit dhe Turkmenistanit, duke përmendur marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Turqia midis të dyve anët.

"Ne dëshmuam, së bashku me marrëveshjen e grurit dhe shkëmbimin e të burgosurve, rruga drejt paqes mund të hapet nëse diplomacisë i jepet një mundësi," tha Erdogan.

Erdogan tha se ata vazhdojnë bisedimet e tyre me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në këtë drejtim. Ai shtoi se shpreson se fillimisht do të arrijnë një armëpushim dhe më pas paqe të qëndrueshme në rajon.

rexhep taip erdogan marreveshja e grurit ukraine-rusi

Sondazh

Poll