Bota

64 ukrainas dhe 1 amerikan do të lirohen në shkëmbim të të burgosurve me Rusinë

Është siguruar lirimi i 64 ukrainasve dhe një shtetasi amerikan në shkëmbim me të burgosur nga forcat ruse.

14 Dhjetor 2022, 14:00 Nga d.a.
64 ukrainas dhe 1 amerikan do të lirohen në shkëmbim të
Ukraine

RUSI- Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, tha se Ukraina kishte siguruar lirimin e 64 anëtarëve ukrainas të ushtrisë, si dhe një shtetasi amerikan në shkëmbimin e fundit të të burgosurve me forcat ruse. Amerikani quhej 35-vjeçari Suedi Mureksezi.

"Gjashtëdhjetë e katër ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës që luftuan në Donetsk dhe Lugansk, veçanërisht morën pjesë në mbrojtjen e qytetit të Bakhmut, po shkojnë në shtëpi"- tha Yermak.

Ai shtoi se Murekezi kishte ndihmuar njerëzit e tyre përpara se të përfundonte në paraburgimin rus.

andriy yermak lufta ukraine-rusi suedi mureksezi

Sondazh

Poll