Bota

Tragjedia në Kanal/ Braverman flet me zyrtarë të Forcave Kufitare dhe homologun francez: Kësaj i druheshim!

Suella Braverman thotë se ka folur me zyrtarë të Forcave Kufitare që janë marrë me incidentin, si dhe me homologun e saj francez.

14 Dhjetor 2022, 13:55 Nga k.m.
Tragjedia në Kanal/ Braverman flet me zyrtarë të Forcave Kufitare
Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Duke dhënë një përditësim mbi situatën në Kanalin Anglez, sekretarja e Brendshme konfirmoi se katër persona kanë vdekur, por shton se ishte e papërshtatshme që të jepte detaje në këtë moment. Suella Braverman thotë se ka folur me zyrtarë të Forcave Kufitare që janë marrë me incidentin, si dhe me homologun e saj francez.

"Këto janë ditët që ne u trembemi," tha ajo, duke i përshkruar kalimet e Kanalit të emigrantëve.

Deri më tani, qeveria britanike konfirmoi vdekjen e 4 emigrantëve, ndërsa të paktën 43 persona të tjerë u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit që vijojnë operacionin.

suella braverman

Sondazh

Poll