Politike

Protesta e opozitës/ Spiropali: Basha s’justifikonte zgjedhjet e radhës, arsyeja pse u largua

26 Shkurt 2019, 18:19 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Spiropali: Basha s’justifikonte zgjedhjet e

TIRANË- Pavarësisht situatës së tensionuar para parlamentit, ku opozita zhvilloi protestën e radhës, seanca plenare vazhdoi të vijojë normalisht. Në fjalën e saj, ministrja për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se kjo e sotmja është një teatër dëshpërimi i opozitës për të fituar zgjedhjet e qershorit.

Spiropali u shpreh se Basha nuk kishte më asnjë mundësi për të justifikuar humbjen e radhës, ndaj nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të protestojë.

Kjo nuk është një dramë, por një teater i madh dëshpërimi, për të fituar zgjedhjet e radhës. Sot votojmë strukturat e këshillit të lartë të Drejtësisë, por ata nuk janë këtu sepse kanë dalë nga kontrolli, sepse i frikësohen drejtësisë. Por,jo të gjithë e firmosën me vullnet, por u detyruan nga lidershipi i partisë. Basha nuk kishte më asnjë mundësi të justifikonte atë të zgjidhjeve të ardhshme. Kjo tragjikomedi vihet në skenë në emër të popullit, por realisht vihet në skenë nga të dyshuarit e zakonshëm. Ikja e tyre mund të shihet, si një mundësi e madhe e pastrimit nga elita politike. Ata nuk mund ta marrin peng Shqipërinë, përveçse i bëjnë dëm.

Ndërkohë jashtë Kuvendit, opozita po zhvillon një protestë, e cila u organizua menjëherë pas vendimit të maxhorancës për të zëvëndësuar seancën pleanre të 21 shkurtit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali protesta e opozites 26 shkurt seanca plenare 26 shkurt 2019 elisa spiropali protesta e opozites 26 shkurt seanca plenare 26 shkurt 2019

Sondazh

Poll