Bota

Aplikimi i Kosovës për statusin kandidat në BE, Konjufca: Na pret një rrugë e gjatë dhe jo e lehtë

Gjatë fjalës së tij kryeparlamentari Konjufca tha se sot janë mbledhur për një ditë të rëndësishme për Kosovën, duke thënë se anëtarësimi në BE është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin.

14 Dhjetor 2022, 11:42 Nga d.a.
Aplikimi i Kosovës për statusin kandidat në BE, Konjufca: Na pret
Konjufca

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë nënshkruar sot aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij kryeparlamentari Konjufca tha se sot janë mbledhur për një ditë të rëndësishme për Kosovën, duke thënë se anëtarësimi në BE është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin.

“Respektimi i të drejtave të njeriut, barazia, konkurrenca e ndershme, lëvizja e lirë janë në thelbin e saj, një Union që e stimulon rritjen ekonomike dhe mirëqenien e tyre. Ky është hapi parë zyrtar në rrugën e anëtarësim të Kosovës drejt BE-së, një rrugë e gjatë dhe aspak e lehtë”.- tha Konjufca.

Konjufca shtoi se Kosova e meriton të marri statusin kandidat dhe të nisë rrugëtimin e saj për në BE. Ai po ashtu shtoi se kjo është një fazë që synojnë ta arrijnë në një kohë sa më të shpejtë.

Kryeparlamentari iu bëri thirrje institucioneve të BE-së që ta pranojnë aplikimin e Kosovës dhe ta përkrahin atë.

“Për këtë arsye e ftojmë Parlamentin Europian, Komisioni Europian dhe Këshillin e BE-së që ta demonstrojnë përkushtimin dhe përkrahjen e tyre ndaj Kosovës, duke e miratuar unanimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe të na inkurajojnë të gjithëve për t’i marrë reformat për përparimin e Kosovës, që e kanë kuptimin e interesit për qytetarët dhe jo për politikanët. Ta forcojmë sigurinë ne Europë”.- përfundoi ai.

glauk konjufca kosova aplikon ne be

Sondazh

Poll