Bota

HISTORIKE! Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësimin në BE, firmosin Kurti, Osmani dhe Konjufca

Lajmin e ka njoftuar disa ditë më parë vetë kryeminstri Kurti i cili theksoi se në krahasim me disa vende të tjera, të cilat kanë aplikuar më parë, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet.

14 Dhjetor 2022, 11:19 Nga d.a.
HISTORIKE! Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësimin
Konjufca, Osmani dhe Kurti

KOSOVË- Është mbajtur sot ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkim Evropian. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Lajmin e ka njoftuar disa ditë më parë vetë kryeminstri Kurti i cili theksoi se në krahasim me disa vende të tjera, të cilat kanë aplikuar më parë, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet.

Pas firmosjes së kërkesës nga ana e Kurtit, Osmani dhe Konjufcës, të tre do të mbajnë një konferencë për shtyp për gazetarët ku do të bëjnë dhe deklaratat përkatëse.

 

 

anetaresimi i kosoves ne be

Sondazh

Poll