Bota

Merr flakë teatri më i njohur në Greqi, nuk ka persona të plagosur, salla po përgatitej për komedinë 'Agjenti 007'

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur, salla po përgatitej për të vënë në skenë nën drejtimin e aktorit tepër të famshëm grek të humorit Markos Seferlis, shfaqjen e komedisë ” Agjenti 007″.

14 Dhjetor 2022, 11:04 Nga a.l
Merr flakë teatri më i njohur në Greqi, nuk ka persona të
Teatri

GREQI- Një prej teatrove më të njohur të Athinës është përfshirë nga flakët paraditen e së mërkurës. Mediat greke bëjnë me dije se, shkak për zjarrin në teatrin 'Peroke', ka qenë një gabim i punonjësve që po izolonin tarracën e teatrit. Kati sipërm është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme kolosale.  

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur, salla po përgatitej për të vënë në skenë nën drejtimin e aktorit tepër të famshëm grek të humorit Markos Seferlis, shfaqjen e komedisë ” Agjenti 007″.

Për fat nuk pati dëme në njerëz, ndërsa aktori Markos Seferlis deklaroi se do merren masat për të riparuar sa më shpejtë dëmet me qëllim vazhdimin normal të shfaqjeve të programuara. Në zonë gjithashtu kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe zjarrëfikësit./ Dosja.al

digjet teatri ne greqi

Sondazh

Poll