Bota

3 nuk ia dolën dot! DETAJE nga varka e mbytur në Kent, s'dihet fati i 27 të tjerëve

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar por nga 30 persona që kishte varka dyshohet se 3 kanë ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta, ndërsa 27 të tjerë janë shpëtuar. Kjo pasi temperaturat kanë rënë nën zero çdo natë këtë javë.

14 Dhjetor 2022, 10:10 Nga k.m.
3 nuk ia dolën dot! DETAJE nga varka e mbytur në Kent, s'dihet
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- 3 persona dyshohet se kanë vdekur gjatë incidentit të ndodhur në Kanalin Anglez. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar por nga 30 persona që kishte varka dyshohet se 3 kanë ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta, ndërsa fati i 27 të tjerëve ende nuk dihet. Kjo pasi temperaturat kanë rënë nën zero çdo natë këtë javë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë pasi kryeministri Rishi Sunak njoftoi një plan me 5 pika për të ndaluar kalimet e paligjshme. Por "zgjidhja" që ai kishte gjetur për të ndaluar emigrantët u cilësua si "e tmerrshme dhe groteske" nga organizatat bamirëse dhe "Amnisty International" me faktin se nuk kishte rrugë të sigurta për të kërkuar azil, ndaj edhe ndodhnin kalimet me barka. 

Po ashtu, ky është rasti i dytë që ndodh diçka e tillë, pasi ka pak më shumë se një vit që kur 32 njerëz vdiqën kur varka e tyre u mbyt në Kanal. Këtë vit kanë ardhur pothuajse 45,000, më shumë se në çdo vit tjetër të regjistruar.

angli mbytet varka ne angli

Sondazh

Poll