Bota

"Jemi në gjendje gatishmërie për çdo rast", ministri serb viziton xhandarmërinë në kufi me Kosovën

Gashiç theksoi se të gjitha kapacitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vendosur në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake dhe se pjesëtarët e xhandarmërisë janë të gatshëm të kryejnë çdo detyrë që udhëheqja e Serbisë do t'u vërë në kohën më të shkurtër të mundshme.

14 Dhjetor 2022, 09:44 Nga d.a.
"Jemi në gjendje gatishmërie për çdo rast",
Gashiç

SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiç, ka vizituar të martën në mbrëmje trupat e Xhandarmërisë në Kraljevë dhe, siç është paralajmëruar, “është i bindur për gatishmërinë luftarake dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të kësaj njësie”.

Sipas mediave serbe, Gashiç theksoi se të gjitha kapacitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vendosur në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake dhe se pjesëtarët e xhandarmërisë janë të gatshëm të kryejnë çdo detyrë që udhëheqja e Serbisë do t'u vërë në kohën më të shkurtër të mundshme.

Ministri vuri në dukje se të gjitha kapacitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vendosur në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake dhe se pjesëtarët e Xhandarmërisë janë të gatshëm të përmbushin çdo detyrë që u vihet nga udhëheqja e Republikës së Serbisë”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Gjatë vizitës në bazë, ministri në një bisedë me pjesëtarët e xhandarmërisë theksoi përkushtimin dhe motivimin e tyre për mbrojtjen e qytetarëve të Serbisë, thuhet në njoftim.

Tensionet janë shtuar në veri të Kosovës, ku serbët kanë vendosur postblloqe pas arrestimit të fundit të ish-oficerit të policisë së Kosovës, Dejan Pantiç. Rrugët kryesore në veri të Kosovës janë të bllokuara, ndërsa në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak nuk mund të kalohet as në këmbë. Tensionet në veri të Kosovës janë shtuar që nga largimi i përfaqësuesve të serbëve nga institucionet e Kosovës më 5 nëntor.

bratislav gashiç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll