Bota

Kërkesa e Beogradit për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, Ponos: Vuçiç po e përdor për politikën e brendshme

Ponos tha se edhe pse presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç tha se kjo thirrje nuk do të japë fryte ai po e përdor për ndikim në politikën e brendshme.

14 Dhjetor 2022, 10:09 Nga d.a.
Kërkesa e Beogradit për kthimin e ushtrisë serbe në
Ponos

SERBI- Lideri i lëvizjes “Qendra e Serbisë”, Zdravko Ponos, ka thënë se Qeveria e Serbisë nuk do t'i dërgojë kërkesë KFOR-it për kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Sipas mediave serbe, Ponos tha se edhe pse presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç tha se kjo thirrje nuk do të japë fryte ai po e përdor për ndikim në politikën e brendshme.

“Epo vetë Vuçiç tha se kjo thirrje nuk do të japë fryte dhe pastaj lind pyetja pse po e bën? Dhe ai po e bën për përdorim të brendshëm politik, në mënyrë që të mbetet e shënuar se edhe kjo është tentuar”, tha Ponos.

Siç shtoi aiajo nuk shërben gjë tjetër veçse ushqen pritshmëritë jorealiste, poshtëron dhe manipulon njerëzit që qëndrojnë në barrikada dhe ngrijnë.

"Dhe edhe nëse do ta lejonim, çfarë do të bënim me të?" Në Rezolutë thuhet; 1244 se është e mundur të kthehen disa qindra njerëz për misione në kuadër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ruajtjes së kufirit, deminimit... Nuk do të kishte patrullim në rrugët e Prishtinës dhe Mitrovicës, ajo histori është e çmendur”, tha Ponos.

Tensionet janë shtuar në veri të Kosovës, ku serbët kanë vendosur postblloqe pas arrestimit të fundit të ish-oficerit të policisë së Kosovës, Dejan Pantiç. Rrugët kryesore në veri të Kosovës janë të bllokuara, ndërsa në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak nuk mund të kalohet as në këmbë. Tensionet në veri të Kosovës janë shtuar që nga largimi i përfaqësuesve të serbëve nga institucionet e Kosovës më 5 nëntor.

zdravko ponos tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll