Bota

Stuhia dimërore në SHBA paralajmëron tornado dhe përmbytje

Ekspertët kanë paraljmëruar se stuhia mund të prekë edhe banorët në pothuajse çdo shtet fqinj të SHBA-së. 

14 Dhjetor 2022, 07:39 Nga a.l
Stuhia dimërore në SHBA paralajmëron tornado dhe përmbytje
SHBA

SHBA- Moti i keq ka mbërthyer jugun e SHBA-së, duke shkaktuar tornado dhe reshje të dendura bore. Stuhia ka plagosur disa persona në Teksas dhe ka dëmtuar ndërtesa. Moti i keq ka bërë që rreth 9,000 fluturime në SHBA të anulohen pas stuhisë që pushtoi vendin ditën e hënë dhe të martë. Si pasojë e motiti të keq mediat e huaja raportojnë se janë mbyllur disa rrugë në disa shtete perëndimore ku bora pritet të arrijë deri në 60 cm, lartësi. Ekspertët kanë paraljmëruar se stuhia mund të prekë edhe banorët në pothuajse çdo shtet fqinj të SHBA-së. 

"Është një sistem stuhi mjaft i fuqishëm. Kjo është pak më e madhe se stuhia juaj mesatare e dimrit. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi gjatë ditës [të martën] nëse jetojnë në veri," tha Rich Otto, një meteorolog në Qendrën e Parashikimit të Motit. 

SHBA u godit nga moti i keq që ditën e hënë duke vijuar edhe ditën e sotme, ku zonat më të prekura janë  High Plains qendrore dhe veriore, një rajon i SHBA-së që përfshin Montanën lindore, Wyoming, Dakotën e Jugut dhe Nebraskën. Këto shtete pritet të kenë erëra të forta me shpejtësi mbi 40 mph (64 km/h) dhe reshje të dendura bore. Paralajmërimet për stuhi nga Shërbimi Kombëtar i Motit ishin gjithashtu edhe për disa shtete fqinje të SHBA përfshirë këtu edhe Koloradon. Ato shkaktohen nga erërat me shpejtësi të paktën 35 mph të shoqëruara me reshje të dendura bore./Dosja.al

moti i keq ne shba

Sondazh

Poll