Aktualitet

“50, jo 5 mijë për një?”, VIDEO-PËRGJIMI në doganën e Durrësit, me zë e figurë, si bëhen pazaret për skanerin

I gjithë dialogu bëhet në sy të doganierëve të tjerë të cilët qeshin me bisedën.

13 Dhjetor 2022, 22:45 Nga F.M
“50, jo 5 mijë për një?”, VIDEO-PËRGJIMI në
Doganierët

DURRËS- Korrupsioni në doganën e Durrësit përfshin edhe skanerin e kontrollit të mallrave. Video-përgjimi i publikuar sot nga News 24 tregon se për çdo deklaratë doganore duhet paguar ryshfeti. Në pamje shihet doganieri i skanerit Elton Hamzai, i cili e orienton subjektin që bën procedurën e skanerit se ku të lërë bakshishin. 

Pjesë nga Biseda:

Qytetari: Për atë “Fusion” që iku

Doganieri i skanerit Elton Hamzai:“Fusion”?

Qytetari: Po (i jep lekët).

Doganieri i skanerit Elton Hamzai: Hë mo leje aty po hë. A mbaroi?

Qytetari: Po, po mbaroi. Mirupafshim!

Doganieri i skanerit Elton Hamzai: Kalofsh mirë!

Ndërkohë familjariteti me korrupsionin në doganë është aq i fortë sa doganierët bëjnë pazare për ryshfetin si njësi dhe jo si individ. Në një material tjetër doganierët Ermir Hazizaj dhe Emir Ibro i thonë subjektit që ryshfeti i dhënë nuk mjaftohen dhe se duhen para të tjera. I gjithë dialogu bëhet në sy të doganierëve të tjerë të cilët qeshin me bisedën.

Doganier Ermir Hazizaj: 50…

Qytetari: Nuk e dija tamam.

Doganier Ermir Ibro: 5 mijë lekë për një.

Qytetari: Ok se flasim se nuk e dija.

dogana e durresit elton hamzai ermir ibro

Sondazh

Poll