13 Dhjetor 2022, 21:28
Nga F.M
Foto Ilustruese
BRITANI E MADHE- Kryeministri Rishi Sunak ka shpalosur një plan të ri me pesë pika për të trajtuar emigracionin e paligjshëm që synon veçanërisht njerëzit që vijnë nga Shqipëria. Rishi Sunak i tha Commons të martën se situata ka kapur kulmin dhe se sistemi nuk është i drejtë.
Më shumë se 44,700 njerëz kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar Kanalin me varka të vogla këtë vit, tregon analiza e Sky News. Sunak tha se shqiptarët përbënin më shumë se një të tretën e të ardhurve në nëntë muajt e parë të vitit, ose 33,000, krahasuar me 3% vitin e kaluar.
Muajin e kaluar, qeveria zbuloi një sërë masash të përbashkëta me Francën për të ndihmuar në monitorimin e kalimeve me gomone. Sunak tha se shpresonte që së bashku të dy grupet e planeve do të ndihmonin për të pastruar prapambetjen e kërkesave për azil deri në fund të vitit të ardhshëm.
Por, cili është plani me pesë pika?
1. Komanda e gomoneve
Do të ngrihet një komandë e re operacionale e përhershme e unifikuar e gomoneve, e cila do të kombinojë personelin ushtarak, aftësinë civile dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA). Ajo do të rekrutojë 700 persona në staf dhe do të dyfishojë fondet e saj për trajtimin e krimit të organizuar të imigracionit në Evropë. Zoti Sunak thotë se policimi i Kanalit është "shumë i fragmentuar" dhe komanda e re do t'i mundësojë stafit të koordinojë më mirë inteligjencën dhe zbatimin.
2. Fokusimi në zbatim
Komanda e re do të lejojë oficerët e imigracionit të përqendrohen vetëm në zbatimin - duke rritur kapacitetin e punës në bastisjen e objekteve të paligjshme të biznesit me më shumë se 50%, thotë zoti Sunak. Shpërndarja e të dhënave me agjencitë përkatëse gjithashtu do të fillojë sërish për të goditur migrantët që punojnë ilegalisht.
3. Nuk ka më hotele
Qeveria do të ndalojë përdorimin e hoteleve për të strehuar azilkërkuesit sa më shumë që të jetë e mundur. Në vend të tyre do të përdoren parqe pushimi të pashfrytëzuara, objekte ushtarake të tepërta dhe sallat bosh universitare, me hapësirë për 10,000 njerëz.
4. Më shumë punonjës
Numri i punonjësve të rasteve të azilit do të dyfishohet për të trefishuar produktivitetin, thotë Sunak. Stafi do të ndahet sipas kombësisë dhe procesi i aplikimit do të jetë me më pak intervista dhe dokumente për të reduktuar ngarkesën aktuale. Sunak thotë se më shumë se 100 mijë raste presin për më shumë se një vit dhe ai shpreson se do t'i ketë mbyllur deri në fund të 2023.
5. Shqipëria konsiderohet 'vend i sigurt'
Një "marrëveshje dhe qasje e re" është rënë dakord me zyrtarët shqiptarë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Ai përfshin oficerë të forcave kufitare që do të jenë në aeroportin e Tiranës për herë të parë për të ndaluar njerëzit që përpiqen të shkojnë ilegalisht në MB. Shqipëria është një vend i sigurt, që do të thotë se "shumica e pretendimeve" do të refuzohen dhe mijëra do të kthehen me "fluturime javore" në muajt në vijim derisa "të gjithë shqiptarët të jenë larguar". Rreth 400 specialistë të rinj do të punojnë për përshpejtimin e aplikimeve shqiptare.
Marrë dhe përshtatur nga SkyNews
shqiptaret ne britani rishi sunak edi rama
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 21:12
Ekspertë të ekonomisë dhe legjislacionit gjatë konferencës “Parandalimi i Pastrimit të Parave në Shqipëri”...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 21:06
Fiks Fare
KORÇË- Ngjarja ka ndodhur në datën 3 dhjetor 2022, në zonën e Pazarit. Viktima Bledar Asllani është pla...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 20:45
F.M
Emisioni “Vetting"
TIRANË- Emisioni “Vetting" nuk do të transmetohet më në AbcNews pasi është mbyllur. Lajmin e ...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 20:36
I.A
Foto Ilustruese
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se një i moshuar me emrin B...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 20:08
F.M
Emigrantët
Nga Siobhan Robbins
BRITANI E MADHE- Sapo filluan të shpërndaheshin informacione për linjën e re të ashp&eum...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 19:47
F.M
Karabinierë
ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ka thyer xhamin e një makine, ka dhunuar gruan e tij dhe ka ...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 19:16
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqip...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 18:46
I.A
Foto nga aksidenti
KUKËS- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kukës, ku një makinë ka përplasur nj&eum...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 18:44
k.m.
Foto ilustruese
Përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se kriza në veriun e Kosov&eu...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 18:35
I.A
TIA
TIRANË- Moti i keq ka bërë që 10 fluturime janë anuluar nga Tirana International Airport. Me anë të një nj...