Bota

Lufta në Ukrainë/ Shpërthime në Kiev, Klitschko: Bien dronë të prodhuar nga Irani

Guvernatori i Zhytomyr, i cili është një zonë pranë Kievit, ka paralajmëruar se mund të ndodhë një valë e dytë sulmesh me dron. 

14 Dhjetor 2022, 07:22 Nga A.B
Lufta në Ukrainë/ Shpërthime në Kiev, Klitschko: Bien
Njerezit

UKRAINË- Shpërthime janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qendër të kryeqytetit ukrainas Kiev. Ukraina ka pohuar se ka rrëzuar 10 dronë të prodhuar nga Irani në Kiev pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko tha se shpërthimet tronditën rrethin qendror Shevchenkivsky.

Klitschko tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin goditur 10 drone Shahed në orët e para. Guvernatori i Zhytomyr, i cili është një zonë pranë Kievit, ka paralajmëruar se mund të ndodhë një valë e dytë sulmesh me dron. 

Në një mesazh të postuar në Telegram, Vitaliy Bunechko paralajmëroi banorët. 

"Rreziku ajror vazhdon. Një valë e dytë sulmesh me dron është e mundur. Qëndroni në strehimore," shkroi ai.

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko tha se besohet se ka pasur tre shpërthime në Kiev këtë mëngjes dhe shërbimet e urgjencës janë dërguar në zonat e prekura. 

Rusia ka shënjestruar vazhdimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga tetori me raketa dhe drone.

Burimi: Skynews

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll