Bota

Nesër nënshkruhet aplikimi për anëtarësim në BE, Kurti e Osmani deklaratë të përbashkët pas aktit historik

Përmes një njoftimi u bë e ditur se pas ceremonisë së nënshkrimit Osmani,  Konjufca dhe Kurti do të mbajnë një deklaratë për media.

13 Dhjetor 2022, 21:32 Nga I.A
Nesër nënshkruhet aplikimi për anëtarësim në BE,
Konjufca, Osmani dhe Kurti

KOSOVË- Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës ka njoftuar se nesër në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti.

Përmes një njoftimi u bë e ditur se pas ceremonisë së nënshkrimit Osmani,  Konjufca dhe Kurti do të mbajnë një deklaratë për media.

“Pas ceremonisë së nënshkrimit, Presidentja Osmani, Kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Kryeministri Kurti do të kenë deklaratë për media. Vendi: Kabineti i Presidentes” thuhet në njoftim.

 

vjosa osmani albin kurti

Sondazh

Poll