Bota

“Ulet në tavolina të gjata mos e kap Covid-i”, Zelensky: Putin nuk do të përdorë armë bërthamore se ka frikë nga vdekja

Presidenti rus ka paralajmëruar se kërcënimi i luftës bërthamore po rritet dhe ka thënë se do të mbrojë territorin rus me të gjitha mjetet e nevojshme.

13 Dhjetor 2022, 20:48 Nga I.A
“Ulet në tavolina të gjata mos e kap Covid-i”, Zelensky:
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas mbetet i bindur se kundërshtari i tij Vladimir Putin nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë. Në një intervistë me transmetuesin amerikan David Letterman, Volodymyr Zelenskyy shpjegoi: E pashë atë dhe pashë dëshirën e tij për të jetuar - ai e do shumë jetën. Ai madje ulet në një tavolinë të gjatë, pasi ka frikë se mos kapet nga COVID ose diçka tjetër," tha ai, duke iu referuar takimeve të famshme të Putinit me zyrtarët ku ata janë ulur në skajet e kundërta të tavolinave tepër të gjata.

"Unë nuk jam i sigurt nëse ai është gati të përdorë armë bërthamore. Sepse ai e kupton se nëse e bën këtë, çdo vend mund të lëvizë më pas kundër tij personalisht," tha Zelenzkyy.

Presidenti rus ka paralajmëruar se kërcënimi i luftës bërthamore po rritet dhe ka thënë se do të mbrojë territorin rus me të gjitha mjetet e nevojshme.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll