Bota

Zhduket një avion ushtarak në Itali, humbi kontaktet me kullën e kontrollit para se të ulej

Kjo është konfirmuar nga burime në aeroportin civil, shkruan Ansa, duke shtuar se në zonë po kryhen kërkime edhe me ndihmën e një helikopteri.

13 Dhjetor 2022, 20:32 Nga F.M
Zhduket një avion ushtarak në Itali, humbi kontaktet me kullën e
Foto Ilustruese

ITALI- Një avion ushtarak i Forcave Ajrore italiane është zhdukur vetëm pak sekonda para se të ulej në bazë. Avioni u rrëzua në Locogrande, disa kilometra në veri të Marsala. Kjo është konfirmuar nga burime në aeroportin civil, shkruan Ansa, duke shtuar se në zonë po kryhen kërkime edhe me ndihmën e një helikopteri.

Ai është një avion luftarak Eurofighter dhe ka humbur kontrollet me kullën e kontrollit, në momentin që po ulej. Autoritetet shpresojnë që piloti të ketë arritur të shpëtojë veten duke u hedhur.

 

zhduket avioni ne itali

Sondazh

Poll