Aktualitet

FOTOT- Betohet para presidentit anëtari i ri i GJK-së, Genti Ibrahimi

Gjyqtari Ibrahimi me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës sipas formulës: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

13 Dhjetor 2022, 12:44 Nga A.B
FOTOT- Betohet para presidentit anëtari i ri i GJK-së, Genti Ibrahimi
Genti Ibrahimi

TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Genti Ibrahimi. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të tij, Gjyqtari Ibrahimi me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës sipas formulës: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Begaj i uroi suksese Ibrahimi, në detyrën e re të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Sokol Binaj, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca përfaqësues të OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.

genti ibrahimi

Sondazh

Poll