Aktualitet

E rëndë/ 29- vjeçari në Vlorë dhunon nënën dhe babain, arrestohet nga Policia

I riu pritet të përballet me akuzën për veprën penale "Dhunë në familje".

13 Dhjetor 2022, 11:40 Nga a.l
E rëndë/ 29- vjeçari në Vlorë dhunon nënën
Policia e Vlorës

VLORË- Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Vlorë për veprën penale dhunë në familje. Policia njofton se bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale M. Ç., 29 vjeç, banues në Selenicë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe është arrestuar në flagrancë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., 29 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij”, njofton policia.

I riu pritet të përballet me akuzën për veprën penale "Dhunë në familje"./Dosja.al

arrestime ne vlore

Sondazh

Poll