Bota

Qytetari bën ‘për një lek’ kryeministrin Boris Johnson, i kërkon llogari për negociatat me Brukselin

7 Shtator 2019, 10:30 Nga DOSJA
Qytetari bën ‘për një lek’ kryeministrin Boris

BRITANI- Gjatë vizitës së tij në Leeds të Britanisë, kryeministri Boris Johnson është ndalur nga një qytetar, i cili i ka kërkuar llogari për negociatat me Brukselin.

Kjo vizitë e kryeminstrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson në Leeds mori shumë vëmendje nga kjo përballje që ai pati në rrugë me qytetarin. Qyetetari i afrohet Johnsonit, i pa rrethuar nga bodyguardë, dhe i kërkon atij llogari për negociatat me Brukselin.

Ti po luan lojra me popullin. Të gjithë e dinin këtë që kur u zgjodhe. Çfarë ke për të thënë?” i është drejtuar qytetari Jonson i cili i përgjigjet “mendoj se qytetarët duan që Britania të dalë nga BE”. Por qytetari nuk ja ka lënë me kaq kryeministrit të tij.

“Këtë e dimë të gjithë. Ti duhet të ishe në Bruksel duke negociuar. Ku po i zhvillon negociatat? Ku? Ti je në Morley në Leeds. Ti duhet të ishe në Bruksel duke udhëhequr britanikët në negociatat për të dalë nga BE. Ti po luan lojra” thotë qytetari duke e akuzuar drejtpërdrejtë Johnson.

Burimi: BBC

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson britani llogaridhenia boris johnson britani llogaridhenia

Sondazh

Poll

Bota 7 Shtator 2019, 07:08

Pronat e presidentit dhe konflikti i interesit

Administrata Trump është vënë në vëmendjen e medias pas njoftimit se Zëvendës Presidenti Mike Pence kishte qëndruar në një hotel të Presidentit Trump gjatë një ...

Bota 7 Shtator 2019, 07:00

Holanda: Stacionet e gjelbëruara të autobusëve

Administrata e qytetit holandez ndërmori një nismë në dukje të thjeshtë, por që është mjaft efikase:  Kjo i ka gëzuar jo vetëm insektet e rrezikuara të zhduken,...