Bota

‘Gratë izolohen pasi bëhen nëna’, mesazhi special i Albin Kurtit për anëtaren e Vetëvendosjes (FOTO)

7 Shtator 2019, 09:29 Nga DOSJA
‘Gratë izolohen pasi bëhen nëna’, mesazhi special i

PRISHTINË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar mëngjesin e sotëm, anëtaren e kryesisë së VV, Tinka Kurti, pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Kurti, e vë theksin tek prindërimi dhe tek izolimi që nënat e reja pësojnë në Kosovë, për shkak se shteti shtyn pabarazinë.

Ai shkruan: Nëse gratë izolohen pasi që bëhen nëna, nuk është faji i tyre por i një shteti që shtyn drejt pabarazisë. Ndërkohë shteti duhet ta ketë pikërisht rolin e kundërt.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Tinka Kurti është bërë nënë. Uroj që ajo dhe djali i saj Jani të kenë shëndet kurse prindërit e Janit ta shijojnë prindërimin.

Përveçse anëtare e kryesisë sonë, Tinka është edhe në listën tonë si kandidate për deputete. Me këtë vendim, që të garojë në këtë periudhë delikate për të, ajo ka treguar se përgjegjësitë e prindërimit duhet të ridefinohen në Kosovë. Barra për kujdesin ndaj fëmijëve e sidomos foshnjat nuk duhet të bjerë vetëm mbi gratë. Ato kanë nevojë për mbështetje institucionale e profesionale. Nëse gratë izolohen pasi që bëhen nëna, nuk është faji i tyre por i një shteti që shtyn drejt pabarazisë. Ndërkohë shteti duhet ta ketë pikërisht rolin e kundërt.

Në Lëvizjen tonë insistojmë për ndarjen e barabartë të pushimit prindëror, në hapjen e më shumë çerdheve publike. Madje, për mbledhjet tona në VETËVENDOSJE! edhe e organizojmë e mirëmbajmë vetë këndin për fëmijtë e delegatëve. Mirëpo, sfidat e grave për angazhim publik janë shumë më shumë se kaq. Dhe jo veç për gratë e angazhuara, por për shumicën e grave në Kosovë.

Prandaj, mendoj se gratë duhet të përkrahen nga njëra-tjetra por jo veç nga njëra-tjetra. Nga e gjithë shoqëria, burra dhe gra. Kjo është detyra e drejtësisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti lëvizja vetëvendosje tinka kurti albin kurti lëvizja vetëvendosje tinka kurti

Sondazh

Poll

Bota 7 Shtator 2019, 07:08

Pronat e presidentit dhe konflikti i interesit

Administrata Trump është vënë në vëmendjen e medias pas njoftimit se Zëvendës Presidenti Mike Pence kishte qëndruar në një hotel të Presidentit Trump gjatë një ...

Bota 7 Shtator 2019, 07:00

Holanda: Stacionet e gjelbëruara të autobusëve

Administrata e qytetit holandez ndërmori një nismë në dukje të thjeshtë, por që është mjaft efikase:  Kjo i ka gëzuar jo vetëm insektet e rrezikuara të zhduken,...