Bota

SHBA/ Investigohen udhëtimet e Zv.Presidentit Mike Pence

6 Shtator 2019, 16:25 Nga DOSJA
SHBA/ Investigohen udhëtimet e Zv.Presidentit Mike Pence

SHBA-  Zëvendës Presidenti Mike Pence gjatë vizitës së tij në Irland nuk është lejuar të qëndrojë në një nga hotelet e Dublimit, por gjoja Presidenti Trump i ka sugjeruar atij të qëndrojë në ndërtesën e golfit luksoz të Donald Trump.

Por përse është bërë kjo lëvizje politike me sugjerimin e Trump?

Këtë herë Pence po udhëton me familjen e tij, dhe stafi i Trump ndërkohë është urdhëruar që t’i shërbejë siç duhet zv.Presidentit Pence.

Shtëpia e Trump ndodhet 3 orë larg Dublinit, dhe e vonon atë në çdo, lëvizje që duhet të bëjë. Pra kjo me siguri është planifikuar nga vetë Trump, por që ky udhëtim ka kosto të lartë dhe nga kritikët është thënë se poshpërdorohen paratë e taksapaguesve amerikanë.

Ndërkohë thuhet se nuk ishte thjeshtë një kërkesë apo sugjerim nga Trump për Pence, por një komandë.

Pra Pence këtë herë ndryshe nga herë të tjera po udhëton sëbashku me familjen edhe pse për një vizitë zyrtare në Irlandë dhe sipas rregullit duhet t’i paguaj vetë të gjitha shpenzimet, por është mësuar se kaq shumë shpenzime nuk mund t’i ketë marrë përsipër. Kjo lë të kuptohet se shpenzimet janë mbuluar nga vetë Presidenti Trump ose fondet e shtetit duke qenë se ai ka sugjeruar edhe akomodimin në shtëpinë e tij luksoze të golfit, tre orë larg Dublinit.

Por të gjitha këto shpenzime rezultojnë të jenë paratë e mbledhura nga taksapaguesit

Ndërkohë Pence e ka mbrojtur vendimin e Trump  për të qëndruar në pronën e Presidentit.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump investigimi mike pence donald trump investigimi mike pence

Sondazh

Poll