Art&Argëtim

Mban foton e shkrepur 5 dita para vdekjes se Elizabeth, Mbreti Charles III publikon kartolinën e parë të Krishtlindjeve 

E zgjedhur nga Mbreti dhe Camilla, Queen Consort, fotografia është bërë nga Sam Hussein në Lojërat Braemar në Skoci më 3 shtator, pesë ditë para se të vdiste Mbretëresha Elizabeth II dhe kur Charles ishte ende Princi i Uellsit.

12 Dhjetor 2022, 15:44 Nga a.l
Mban foton e shkrepur 5 dita para vdekjes se Elizabeth, Mbreti Charles III
Kartolina

BRITANI- Londra dukej si një kartolinë piktoreske e Krishtlindjeve teksa bora binte të dielën mbrëma, koha e përsosur për Pallatin Buckingham e cila publikoi edhe imazhin e kartolinës mbretërore të Krishtlindjeve të mbretërimit të mbretit Charles III .

E zgjedhur nga Mbreti dhe Camilla, Queen Consort, fotografia është bërë nga Sam Hussein në Lojërat Braemar në Skoci më 3 shtator, pesë ditë para se të vdiste Mbretëresha Elizabeth II dhe kur Charles ishte ende Princi i Uellsit. Në të shfaqet çifti duke parë njëri-tjetrin, me Mbretin në profil të veshur me një kostum ngjyrë bezhë dhe kravatë me vija dhe Camilla me një kapele dhe xhaketë jeshile, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo Krishtlindje do të jetë e para për familjen mbretërore pa Mbretëreshën, e cila zakonisht e kalonte periudhën e pushimeve në Sandringham, prona e saj në fshatin Norfolk rurale rreth 100 milje në veri të Londrës. Kanë qenë disa javë të trazuara për monarkinë pasi Princi Harry dhe Meghan, Dukesha e Sussex kritikuan "paragjykimet e pavetëdijshme" brenda familjes mbretërore në pjesën e parë të një serie dokumentaresh të Netflix të publikuar të enjten./Dosja.al

kartolina e familjes mbreterore

Sondazh

Poll