Art&Argëtim

Ups! Trejsi thumbon keq Feron: Kush është ky nuk e njoh 

Modelja e njohur shqiptare Trejsi Sejdini ka qenë protagoniste në një nga klipet e Feros – katër vite më parë të quajtur “Gang Gang”, por duket se nuk ruan më të njëjtën raport me reperin e njohur pas deklaratave tek emisioni i moderatores Luana Vjollca.

12 Dhjetor 2022, 15:30 Nga a.l
Ups! Trejsi thumbon keq Feron: Kush është ky nuk e njoh 
Trejsi dhe Fero

TIRANË- Ndonëse ata kanë bashkëpunuar për një projekt muzikor, deklarata e modeles Trejsi Sejdini në puntatën e djeshme në 'Zemër Luana' për reperin Fero ngre dyshimet se mes dyshes raporti është prishur. 

“Miss Universe Albania 2018” u vendos në një sfidë përballë reperit të famshëm Bardhi, ku dyshja duhet të zbulonin sekretet e bashkëpuntorëve të tyre ose duhet të pinin ‘shots’-in duke humbur pikë nga sfida që iu dha.

Një nga personazhet që bukuroshja duhet të zbulonte sekrete ishte reperi Fero dhe Sejdini vendosi të reagonte duke e thumbuar: “Kush është ky? Nuk e njoh”.


Modelja e njohur shqiptare Trejsi Sejdini ka qenë protagoniste në një nga klipet e Feros – katër vite më parë të quajtur “Gang Gang”, por duket se nuk ruan më të njëjtën raport me reperin e njohur pas deklaratave tek emisioni i moderatores Luana Vjollca./Dosja.al

trejsi sejdini fero

Sondazh

Poll