Art&Argëtim

Monika Lubonja trazon rrjetit pak pas nisjes së BBVIP2: Kam aktruar kur isha brenda shtëpisë

Monika tha se kur ishte pjesë e BBV ka aktruar dhe ka luajtur personazhin e saj si të gjithë të tjerët.

12 Dhjetor 2022, 12:15 Nga a.l
Monika Lubonja trazon rrjetit pak pas nisjes së BBVIP2: Kam aktruar kur
Monika Lubonja

TIRANË- Këtë muaj od të startojë eidiocni i dytë i reality-showt të famshëm 'Big Brother Vip' dhe të gjithë jemi kuriozë të dimë s ekush do të jenë lojtarët e rinj. Teksa ende nuk është publikuar data e nisjes së edicionit të dytë, duket se banorët e BBVIP1 janë bërë nostaligjik dhe kanë kujtuar momentet e kaluara brënda shtëpisë më të famshme. Njëra prej tyre ishte edhe aktorja Monika Lubonja e cila së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë për shkak të deklaratave lidhur me lojën brenda shtëpisë. E ftuar në emisionin “N’Zoom”, Monika tha se kur ishte pjesë e BBV ka aktruar dhe ka luajtur personazhin e saj si të gjithë të tjerët.

Atje ishte një lojë, ata këtë nuk kuptonin, Monika në fund fare ishte një aktore dhe po luaja një personazh timin. Ne ishim të gjithë personazhe aty, secili nga do lunate, të gjithë ishim aktorë”,  u shpreh aktorja.

Aktorja u pyet po ashtu lidhur dhe me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke u shprehur se ajo do të jetë akoma më e fortë për të gjetur djalin që i takon në krahë, duke iu referuar kështu ndarjes nga aktori Donald Veshaj, me të cilën këngëtarja krijoi lidhje brenda shtëpisë më të famshme. 

 “Gabimi është shumë i bukur të ndodhi. Nesër pasnesër Trixa do jetë dhjetëfish më e fortë, më e përgatitur për djalin që i takon të ketë në krah.  Në fund nuk jam as unë as publiku asnjë njeri të gjykojmë një dashuri. Ndodhin të papritura, kështu që nuk mund të jap dot mendim. Ajo çfarë di të them është që kam bindjen që Trixa do gjejë njeriun e duhur”, tha aktorja në emisionin “N’Zoom”.

Këtë muaj do të nisë eidiocni i dytë i 'Big Brother Vip' dhe banorët që përflitet se do të jenë pjesë deri më tani janë, Albi Nako, Roza Lati, Lei Kraja, Kiara Tito.

monika lubonja

Sondazh

Poll