Bota

Korrupsioni në Bruksel, Von Der Leyen: Akuzat janë shqetësuese dhe shumë serioze

Von Der Leyen deklaron se akuzat e ngritura janë shumë shqetësuese.

12 Dhjetor 2022, 14:12 Nga A.B
Korrupsioni në Bruksel, Von Der Leyen: Akuzat janë shqetësuese
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Akuzat për korrupsion kundër zëvendëspresidentit të Parlamentit Evropian janë "shqetësim më i madh", tha ditën e sotme presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

"Akuzat janë shumë shqetësuese, shumë serioze," u tha ajo para gazetarëve, duke përsëritur se po propozonte gjithashtu krijimin e një organi të pavarur të etikës për të mbuluar institucionet e BE-së, raportojnë mediat e huaja.

Greqia ngriu sot pasuritë e Eva Kaili, nënpresidentes në Parlamentin Evropian dhe një nga katër personat e arrestuar dhe akuzuar në Belgjikë gjatë fundjavës. Zyra e Kailit nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Katari ka mohuar çdo keqbërje. 

ursula von der leyen eva kaili

Sondazh

Poll