Bota

Barrikadat e ngritura nga serbët, Rakiç flet nga Zveçani: Ka qenë natë e qetë, ne duam vetëm paqe

Rakiç, partia e të cilit i shërben pushtetit në Serbi, tha se nata e mbrëmshme ishte e qetë, pa incidente dhe se ata duan vetëm paqen. Këtë deklaratë Rakiç e bëri pasi Serbia paralajmëroi se do të bëjë kërkesë për kthimin e forcave serbe në Kosovë dhe kjo u kundërshtua fuqishëm nga Perëndimi.

12 Dhjetor 2022, 14:13 Nga d.a.
Barrikadat e ngritura nga serbët, Rakiç flet nga Zveçani: Ka
Rakic

KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka publikuar një video nga fshati Rudarë, ku janë vendosur barrikada të cilat bllokojnë rrugët që të çojnë në dy pikat kufitare në veri të Kosovës.

Rakiç, partia e të cilit i shërben pushtetit në Serbi, tha se nata e mbrëmshme ishte e qetë, pa incidente dhe se ata duan vetëm paqen. Këtë deklaratë Rakiç e bëri pasi Serbia paralajmëroi se do të bëjë kërkesë për kthimin e forcave serbe në Kosovë dhe kjo u kundërshtua fuqishëm nga Perëndimi.

“Ndodhemi në Rudare në Komunën e Zveçanit dhe në emër të Shtabit të Krizës dua ta njoftojë para së gjithash opinionin se nata e mbrëmshme ishte e qetë duke iu falënderuar këtij populli trim, stoik për të ruajtur shtëpitë e tyre dhe paqen. Ne duam vetëm paqe, s’duam asgjë të huajën, duam ta ruajmë vetëm atë që është e jona dhe familjet tona. Këto nuk janë aksione të popullit serb këto janë reaksione ndaj hapave të njëanshëm të Prishtinës. Ne kërkojmë paqe, arsye para së gjithash nga Prishtina dhe lirimin e serbëve të burgosur pa asnjë  bazë dhe që Albin Kurti t’i tërheq të gjitha njëistë që  i ka dërguar në veri. Pra, të ndalë maltretimin ndaj fëmijëve tanë dhe të ndalet gjahu ndaj serbëve”, ka thënë Rakiç.

Kryetarët e komunave serbe në veri të Kosovës, së bashku me gjyqtarët vendas dhe rreth 600 policë, dhanë dorëheqjen muajin e kaluar për shkak të vendimit të autoriteteve të Prishtinës për të filluar zbatimin e një mase për zëvendësimin e targave të lëshuara nga Beogradi me ato të lëshuara nga Prishtina në territorin e Kosovës. Kosova më vonë pranoi të shtyjë zbatimin e atij vendimi dhe Beogradi deklaroi se do të ndalonte lëshimin e targave të reja. Po ashtu, Kosova ka vendosur që zgjedhjet në komunat serbe në veri të shtyhen deri në pranverë.

goran rakiç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll