Art&Argëtim

'Godet' sërish Getinjo: Gorilla, njerëzit e delfinët janë të vetmit që bëjnë seks me qejf, sorra është krijesa më e zgjuar

Getinjo e ka vijuar bisedën duke shtuar se bazuar në një dokumentar që ka parë, krijesa më e mençur sipas tij, është sorra.

11 Dhjetor 2022, 16:16 Nga F.M
'Godet' sërish Getinjo: Gorilla, njerëzit e delfinët
Getinjo

KOSOVË- Getinjo ka ‘goditur’ sërish me deklaratat e tij. Kë të herë, në një bisedë me banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, reperi ka thënë se njerëzit nuk kanë shumë dallim nga kafshët.

 “S’kemi shumë dallim nga kafshët, gorilla, njerëzit e delfinët janë të vetmit që bëjnë seks me qejf,”- u shpreh ai.

Getinjo e ka vijuar bisedën duke shtuar se bazuar në një dokumentar që ka parë, krijesa më e mençur sipas tij, është sorra.

“Krijesa më e mençur prej shpezëve është sorra,”- ka thënë reperi duke shtuar se një djalë në një dokumentar qe kishte parë ai, ishte bërë milioner nga kultivimi i sorrave.

getinjo bbvk

Sondazh

Poll