Art&Argëtim

Fitorja e Marokut kundër Portugalisë, nuk duhet të humbisni reagimin epik të Shakirës

Kombëtarja e Marokut mundi Portugalinë 1-0 gjatë ndeshjes çerekfinale. Youssef En-Nesyri shënoi golin historik për Marokun.

11 Dhjetor 2022, 14:18 Nga a.l
Fitorja e Marokut kundër Portugalisë, nuk duhet të humbisni
Shakira

PORTUGALI- Fitorja historike e Marokut kundër Portugalisë është përgëzuar nga shumë personazhe të famshëm, mes të cilave edhe ylli kolumbian Shakira. Duke përdorur vargjet nga kënga e saj e famshme 'Waka Waka' për të festuar fitoren e Marokut, ajo shkruan “Kjo kohë është për Afrikën. #Kupa e Botës”, shkroi superylli në Tëitterin e saj.

Kombëtarja e Marokut mundi Portugalinë 1-0 gjatë ndeshjes çerekfinale. Youssef En-Nesyri shënoi golin historik për Marokun. Maroku mori disa mesazhe urimi nga një listë në rritje e të famshmëve, krerëve të shteteve dhe zyrtarëve. Lojtarët e Marokut festuan fitoren e fundit spektakolare të skuadrës në Kupën e Botës me disa nga tifozët e tyre më të mëdhenj, familjen. Pasi eliminuan Portugalinë në çerekfinale, nënat dhe djemtë e lojtarëve dolën në fushë për festën pas lojës, duke u bashkuar me brohoritjet dhe duke marrë dashurinë e tifozëve që deri më tani kanë ndezur disa nga stadiumet e Katarit./Dosja.al

kupën e botës 2022 në katar shakira

Sondazh

Poll