Aktualitet

FOTO/ Moti i keq në vend, Durrësi 'zbardhet' nga breshëri

Njerëzit kanë nisur të vrapojnë.

11 Dhjetor 2022, 20:30 Nga F.M
FOTO/ Moti i keq në vend, Durrësi 'zbardhet' nga
Breshër në Durrës

DURRËS- Moti i keq ka përmbytur dhe Durrësin. Fotoja tregon se gjatë orëve të vona të pasdites, në qytetin bregdetar ka nisur të bjerë breshër. Brenda pak sekondave, Durrësi është ‘zbardhur’ nga breshëri. Njerëzit kanë nisur të vrapojnë, ndërsa rrugët janë bllokuar duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.

Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll