Aktualitet

VIDEO/ Start up-et! Si u dhanë grantet në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi, Bilali s'përgjigjet

Ndersa raste të tjera skandaloze, publikohen në këtë investigim, disa prej tyre pa asnje lidhje me inovacionin, nje kusht bazë për dhënie granti, siç është rasti i një të riu që ka përfituar 11 milion lekë për publikim videosh nga atraksionet turistike të veriut.

11 Dhjetor 2022, 21:31 Nga DOSJA
VIDEO/ Start up-et! Si u dhanë grantet në bazë preferencash dhe
Edona Bilali.

TIRANË- Grantet e Start up-eve kanë qenë në fokus të investigimit të radhës së "Piranjave". Gazetarët e emisionit investigativ kane ndjekur disa nga rastet flagrante të dhënies së këtyre granteve në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi.

Rasti i nje familjeje (babai, djali dhe vajza) të cilët ka perfituar mbi 50 milion lekë apo rasti flagrant i perfitimit të grantit për start-up nga djali i drejtorit të FSHZ, jane denoncuar në minutazhin e temës për start-up-et. Ndersa raste të tjera skandaloze, publikohen në këtë investigim, disa prej tyre pa asnje lidhje me inovacionin, nje kusht bazë për dhënie granti, siç është rasti i një të riu që ka përfituar 11 milion lekë për publikim videosh nga atraksionet turistike të veriut.

Një pasion që e kanë mijëra të rinj të këtij vendi. Piranjat presin përgjigje për këto raste nga Ministrja per Sipërmarrjen, Edona Bilali.

 

emisioni piranjat

Sondazh

Poll