Aktualitet

Rritet rreziku i përmbytjeve në Milot, HEC-i në Shkopet hap portat

Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentralin e Shkopetit ka rritur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Milotit për shkak të rritjes së nivelit të lumit Mat në rrjedhën e tij drejt detit Adriatik.

11 Dhjetor 2022, 20:25 Nga F.M
Rritet rreziku i përmbytjeve në Milot, HEC-i në Shkopet hap
Foto Ilustruese

MAT- Kompania që ka privatizuar HEC-et Ulëz e Shkopet ka nisur shkarkimin e tepricave për shkak se prurjet janë më të larta se nevoja e tombinove për të punuar me kapacitet të plotë. Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentralin e Shkopetit ka rritur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Milotit për shkak të rritjes së nivelit të lumit Mat në rrjedhën e tij drejt detit Adriatik.

Prurjet në liqenin e Shkopetit u rritën pas prurjeve të shumta nga lumi i Matit që përgjatë përrenjve e luginave ka bërë që të rritet niveli në Ulëz. Por, tani zonat rrezikohen nga përmbytjet.

Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll