Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Osmani thërret në takim liderët e opozitës

Në këtë takim do të diskutohet situata e sigurisë në veri dhe pengesat që janë paraqitur për të garantuar një proces të sigurt zgjedhor në katër komunat veriore.

10 Dhjetor 2022, 08:03 Nga d.a.
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Osmani thërret në takim
Osmani

KOSOVË-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ditën e sotme u ka dërguar ftesa liderëve të partive politike parlamentare për një takim të përbashkët në orën 14:30.

Në këtë takim do të diskutohet situata e sigurisë në veri dhe pengesat që janë paraqitur për të garantuar një proces të sigurt zgjedhor në katër komunat veriore.

Gjatë ditën së djeshme është mbledhur dhe Komisioni Qendror Zgjedhor, nga ku pritej dhe një raport për të marrë vendimin për shtyrje ose jo të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në veri të vendit. Por pas përfundimit të mbledhjes KQZ njoftoi se nuk ka kompetencë për të dhënë rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve.

Pas incidenteve në veri, nga SHBA kanë thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se ato duhet të shtyhen. Këtij mendimi i është bashkëngjitur edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se zgjedhjet duhet të shtyhen.

vjosa osmani tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll