Aktualitet

“Të gjithë shqiptarët që vijnë kanë smartphone”, prezantuesja britanike i kthehet telefonuesit: Pse i ke takuar të gjithë ti? (VD)

Shkak është bërë fakti se numri i emigrantëve që kanë kaluar nëpërmjet Kanalit përgjatë këtij viti në Britani përllogaritet të jetë mbi 40 mijë.

9 Dhjetor 2022, 21:31 Nga k.m.
“Të gjithë shqiptarët që vijnë kanë
Shelagh Fogarty

BRITANI E MADHE- Çështja e emigrantëve është shndërruar në një nga temat më të nxehta të momentit në Britaninë e Madhe, ku ka një valë reagimesh për emigrantët shqiptarë dhe jo vetëm. 

Shkak është bërë fakti se numri i emigrantëve që kanë kaluar nëpërmjet Kanalit përgjatë këtij viti në Britani përllogaritet të jetë mbi 40 mijë. Prej tyre, autoritetet britanike thotë se 12 mijë janë shqiptarë, që kanë kaluar me varka të vogla. E pikërisht duke folur për shqiptarët, një telefonues u përball me reagimin e prezantueses Shelagh Fogarty në programin LBC që ajo drejton.

Telefonuesi i quajtur Keith, insistoi se ata që kalojnë Kanalin me varka të vogla, nuk janë refugjatë të zakonshëm, por refugjatë ekonomikë.

Keith në Guildford i tha Shelagh Fogarty se njerëzit që kalojnë Kanalin me varka të vogla janë "refugjatë ekonomikë" dhe se vendi "nuk mund të përballojë" të kujdeset për ta.

“I sheh të gjithë djemtë shqiptarë që vijnë – ata kanë telefona inteligjentë!”

Shelagh ndërhyri: A i ke takuar të gjithë Keith? E di që janë të gjithë njësoj apo jo? Ne duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë se ky vend nuk mund të përballojë të vazhdojë të shpenzojë këtë shumë parash për t'u kujdesur për ta.

Shelagh më pas iu referua vendimit të Sekretares së Brendshme Suella Braverman për të dërguar 63 milionë paund në vit në Francë në vit - 8 milionë paund më shumë - në një përpjekje për të ndaluar emigrantët që kalojnë Kanalin.

"Imagjinoni sikur ta përdornim atë në mënyrë më konstruktive?"- pyeti Shelagh.

shelagh fogarty

Sondazh

Poll