Aktualitet

I shoqi e dhunonte/ Historia e shëmtuar e dhunës ndaj një nëne shqiptare dhe tre fëmijëve të saj...

Në gusht, gruaja kërkoi të transferohej me fëmijët në një strukturë qendre sociale por që në momentin e fundit vendosi që të shkonte të jetonte më nënën dhe motrën e saj.

9 Dhjetor 2022, 20:28 Nga k.m.
I shoqi e dhunonte/ Historia e shëmtuar e dhunës ndaj një
Foto ilustruese

ITALI- Për të, më në fund, makthi duket se ka marrë fund! Për një kohë të gjatë ka pasur dhunë psikologjike, kërcënime dhe sulme por më në fund, efektivët i vunë pranga 49-vjeçar shqiptar, i paidentifikuar me emër. Çifti i ri, me tre fëmijë, ishte shpërngulur në Rimini. Sipas mediave italiane, bashkëjetesa ka degjeneruar muajt e fundit: pas poshtërimeve, ofendimeve dhe kërcënimeve.

Në gusht, gruaja kërkoi të transferohej me fëmijët në një strukturë qendre sociale por që në momentin e fundit vendosi që të shkonte të jetonte më nënën dhe motrën e saj. Në shtator, 49-vjeçari hyri me forcë në shtëpinë e motrës së tij, u përpoq të merrte me vete gruan e tij, por ndërhyrja e Policisë e ndaloi. Në atë moment, gruaja u largua nga banesa dhe shkoi sërish në një strukturë mbrojtjeje.

itali

Sondazh

Poll