Aktualitet

Aksidenti me vdekje në Elbasan, zbulohet identiteti i viktimës

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

9 Dhjetor 2022, 19:55 Nga A.B
Aksidenti me vdekje në Elbasan, zbulohet identiteti i viktimës
Aksidenti

ELBASAN- Genci Fero është personi i cili humbi jetën ditën e sotme në aksident. Ai u përplas nga mjeti, i cili drejtohej nga Kejdi Ranxha.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në segmentin rrugor Elbasan-Kombinati Metalurgjik. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, shtetasi K. R., 27 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”,ka aksidentuar shtetasin G. F., 41 vjeç, banues në Elbasan, këmbësor. Si pasojë shtetasi G. F., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë për në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

aksident ne elbasan genci fero kejdi ranxha

Sondazh

Poll