Aktualitet

Sulmi i Berishës dhe goditja e Ramës në '97, Abazi: Meqë janë mirë, të dënojmë kërcënimin me luftë që po bën Serbia?

Abazi thekson se fokusi duhet të duhet të jetë më shumë tek kërcënimi me luftë që Serbia po i bën botës.

9 Dhjetor 2022, 17:09 Nga A.B
Sulmi i Berishës dhe goditja e Ramës në '97, Abazi:
Boiken Abazi

TIRANË- Ish-drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka ironizuar situatën e fundit në vend, atë të sulmit ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Duke e quajtur të dënueshëm, sulmin ndaj Berishës dhe të Ramës në vitin 1997, Abazi kujton një ngjarje tjetër që për të ka më shumë rëndësi. Ai thekson se fokusi duhet të duhet të jetë më shumë tek kërcënimi me luftë që Serbia po i bën botës.

POSTIMI:

'Grushti ndaj Sali Berishës është i dënueshëm siç ishte e dënueshme edhe goditja e Ramës me dorezë hekuri në vitin 1997. M.q.s janë të dy shëndosh e mirë, a mund të dënojnë njëzëri kërcënimin me luftë që po bën Serbia?'- shkruan Abazi.

boiken abazi

Sondazh

Poll