Bota

DASH e konfirmon: Delegacionet amerikane dhe ruse u takuan në Turqi, por nuk folën për Ukrainën

Më herët, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se të dy vendet zhvilluan një takim në Turqi për çështjet e vizave dhe disa pikpamje të tjera.

9 Dhjetor 2022, 17:26 Nga d.a.
DASH e konfirmon: Delegacionet amerikane dhe ruse u takuan në Turqi, por
DASH

SHBA- Departamenti i Shtetit konfirmoi raportet e TASS se delegacionet amerikane dhe ruse u takuan në Stamboll të premten, por ata nuk diskutuan fare për Ukrainën.

Më herët, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se të dy vendet zhvilluan një takim në Turqi për çështjet e vizave dhe disa pikpamje të tjera.

"Ne mund të konfirmojmë se një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit është ose ishte në Stamboll për t'u takuar me bashkëbiseduesit rusë për një gamë të ngushtë çështjesh dypalëshe," tha fillimisht zyrtari i Departamentit të Shtetit.

Ai shtoi se Departamenti i Shtetit nuk komenton “negociatat private diplomatike”, duke deklaruar se lufta në Ukrainë nuk është diskutuar gjatë kontakteve.

sergei ryabkov bisedimet rusi-shba

Sondazh

Poll