Bota

Pas Kurtit dhe Haradinaj viziton policin e plagosur, publikon disa fotografi nga spitali

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka falenderuar të gjithë anëtëarët e policisë së Kosovës për shërbimin e tyre ndërkohë që situata në veri është e tensionuar.

9 Dhjetor 2022, 17:12 Nga d.a.
Pas Kurtit dhe Haradinaj viziton policin e plagosur, publikon disa fotografi nga
Haradinaj

KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar ditën e sotme në spital policin që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës nga disa persona të armatosur.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka falenderuar të gjithë anëtëarët e policisë së Kosovës për shërbimin e tyre ndërkohë që situata në veri është e tensionuar.

Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit. Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në postimin e tij Haradianj zotohet se kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, do të japë llogari para Drejtësisë!


ramush haradinaj ekrem neziri tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll