Bota

Kurti viziton policin që u plagos në Veri: Me të tillë zyrtarë mbahet shteti i Kosovës

Në një postim në rrjetet sociale Kurti tha se Ekrem Neziri është operuar pas plagëve të marra dhe fatmirësisht gjendet jashtë rrezikut për jetën.

9 Dhjetor 2022, 16:51 Nga d.a.
Kurti viziton policin që u plagos në Veri: Me të tillë
Kurti dhe Neziri

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak minuta më parë ka vizituar në spital efektivin e policisë së Kosovës i cili u plagos mbrëmë në veri.

Në një postim në rrjetet sociale Kurti tha se Ekrem Neziri është operuar pas plagëve të marra dhe fatmirësisht gjendet jashtë rrezikut për jetën.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.

Kreu i Qeverisë tha se me zyrtarë si Ekrem Neziri mbahet shteti i Kosovës dhe nuk ngurroi të paralajmëronte se kriminelët do të ndiqen dhe dënohen.

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll