Bota

Vdes në moshën 95-vjeçare ish-Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe

6 Shtator 2019, 11:32 Nga DOSJA
Vdes në moshën 95-vjeçare ish-Presidenti i Zimbabvesë,

AFRIKË- Robert Mugabe, ish-Presidenti i Zimbabvesë ka ndërruar jetë në moshën  95-vjeçare. Ai udhëhoqi vendin që prej vitit 1980.

Ai vuajti shumë gjatë viteve të fundit, edhe pse kurohej vazhdimisht,  dhe vdiq në Singapor.

Ndërkohë lajmi i hidhur është bërë me dije nga presidenti aktual i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa.

Deri në vitet ’80 kur Mugabe kishte në dorë qeverinë e  Zimbabvenë, teksa u vlerësua  si  çlirimtari i afrikanëve, pasi ai ndihmoi shumë edhe në çështjen e racizmit në vend.

Ndërkohë vetëm pak më vonë ai u sulmua keq nga zyrtarë të tjerë të qeverisë, duke u akuzuar atë si një lider i fiksuar për pushtetin. Pasi u vërtetua që ai po bënte gjithçka për shtetin që drejtonte, madje të krijonte edhe skuadrat e vdekjes, mashtronte në zgjedhjet që zhvilloheshin dhe ndikoi në dëmtimin e ekonomisë.

Të gjitha denoncimet ndaj tij, dhe grushti i shetit e bënë Robert Mugabe-n të jepte dorëheqjen dy vite më parë, në nëtor të 2017.

Vdekja e tij vjen dy vite pas rrëzimit të tij  nga pushteti.  Sipas mediave të huaja është mësuar se Roberti në krah të gruas së tij Grace.

Disa javë më parë, gjatë kohës që ai ka qenë duke u kuruar por në gjendje mjaft delikate, raportohet se ka kërkuar të varrosej pranë nënës së tij Bona në fermën e familjes pranë Harare, duke refuzuar të varrosej në Heroes Acre, një monument në Korenë e Veriut, ku varret ishin planifikuar për të dhe gruan e tij.

Ai mbahet mend në histonë e afrikanëve për vrasje, persekutime të kundërshtarëve politikë, manipulim votash derisa dha dorëheqjen në 2017.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 95 vjeç ish- presidenti i zimbabvesë robert mugabe vdes 95 vjeç ish- presidenti i zimbabvesë robert mugabe vdes

Sondazh

Poll

Bota 6 Shtator 2019, 07:11

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

KOREA E JUGUT– Tre ditë më parë, çmimet e naftës pësuan rënie, ndërsa lufta e vazhdueshme tregtare amerikane dhe kineze, hodhi një vështrim mbi tre...