Aktualitet

“Dorëzojeni të gjallë”, Breçani zbulon porosinë e Berishës pasi u sulmua: Mu tha 'është porosi e Doktorit'

Erzen Breçani tregoi se pasi kishte ndërhyrë për ta nxjerrë agresorin në trotuar në mënyrë që ta largonte nga turma e irrituar, vetë truproja e Berishës i kishte përcjellë porosinë e këtij të fundit që 31-vjeçari të dorëzohej në Polici.

7 Dhjetor 2022, 21:52 Nga k.m.
“Dorëzojeni të gjallë”, Breçani zbulon
Erzen Breçani

TIRANË- Erzen Breçani, ish-zyrtar i Policisë së Shtetit tha se vetë Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë ndërhyrë që Gert Shehu të mos goditet më tej nga turma. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Breçani tregoi se pasi kishte ndërhyrë për ta nxjerrë agresorin në trotuar në mënyrë që ta largonte nga turma e irrituar, vetë truproja e Berishës i kishte përcjellë porosinë e këtij të fundit që 31-vjeçari të dorëzohej në Polici.

"Kur e kemi nxjerrë nga truma, truproja e tij dha se duhet ta nxjerrim nga turma, nuk duhet ta qëllojmë. Është porosi e doktorit. Unë jam mirënjohës për ata që mu bindën realisht,"-tha Breçani. 

Gert Shehu, 31 vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

erzen breçani

Sondazh

Poll