Aktualitet

Bie zjarr në një banesë në Sukth të Durrësit

Nga zjarri rezulton të ketë vetëm dëme materiale, e fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës dhe Policia që po ndërhyjnë për të shuar flakët.

7 Dhjetor 2022, 21:19 Nga k.m.
Bie zjarr në një banesë në Sukth të Durrësit
Foto ilustruese

DURRËS- Zjarr në një banesë në Sukth të Durrësit. Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20.40 ka rënë zjarr në katin e dytë të një banese në pronësi të 68-vjeçarit, Mehmet Bardhi.

Nga zjarri rezulton të ketë vetëm dëme materiale, e fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës dhe Policia që po ndërhyjnë për të shuar flakët. Pas shuarjes së flakëve do të hetohet edhe shkaku i zjarrit, e më pas do të caktohet nëse ka qenë i qëllimshëm apo jo.

sukth durres

Sondazh

Poll