Aktualitet

Misioni për lirinë e medies, Juristja Flutura Kusari: Si na refuzoi Veliaj kur i kërkuam takim

6 Shtator 2019, 06:36 Nga DOSJA
Misioni për lirinë e medies, Juristja Flutura Kusari: Si na refuzoi

TIRANË- Këshilltarja ligjore e  Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF),Flutura Kusari, shprehet se qeveria nuk ka marrë parasysh asnjë nga sugjerimet e organizatave ndërkombëtare të medias lidhur me paketën antishpifje.

Në një intervistë për Beti Njumën në RTV Ora Flutua Kusari, u shpreh se ndihet e shqetësuar, Pasi kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj nuk ka pranuar të takohet me misionin e tyre.

Jemi të shqetësuar me faktin se një nga politikanët më të fuqishëm në Shqipëri, Erion Veliaj, ka refuzuar të takohet me misionin tonë. ( Misioni për lirinë e medias që erdhi në Tiranë 18-21 qershor ) Nuk ka na ka ndodhur në asnjë shtet tjetër që një politikan që i bën kërkesë të takohet me ne me na refuzu, për arsye që ne nuk i dimë sepse nuk na i ka bërë të qarta.

“Ndërsa jemi takuar me Edi Ramën”. Jo vetëm që e ka mbrojtur idenë se ka të drejtë ti quajë gazetarët kazan etj,  por e pasur shumë të vështirë të pranojë se qasja e tij është gabim.Ka dhënë disa premtime se do të ketë kujdes te legjislacioni, por ne nuk jemi duke parë se premtimet që ka bërë është duke i mbajtur”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erjon veliaj flutura kusari misioni për lirinë e medies erjon veliaj flutura kusari misioni për lirinë e medies

Sondazh

Poll